Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë asnjëherë atë që miku ka bërë për ne në kohët më të vështira.

Përgëzime ka marrë kryeministri i Shqipërisë edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë për “Kiss Kiss Napoli”, Duka është shprehur krenar me këtë gjest, pasi kështu forcohen edhe më tepër marrëdhëniet me Italin, shteti në fakt që i ka qendruar më shumë afër shqiptarëve.
Unë jam ndierë shumë i lumtur dhe krenar që Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali që t’i ndihmoj kundër Koronavirusit. Është një gjest i bukur solidariteti dhe që tregon se jemi afër me Italinë, ashtu si edhe në fakt ju keni qenë me Shqipërinë. E vërtet, ne nuk mund të shpëtojmë gjithë Italinë me 30 mjekë, por mund të ndihmojmë. E uroj dhe përgëzoj kryeministrin Rama, sepse ka qenë gjesti më i bukur i këtyre ditëve.

Tani shpresoj që ta fitojmë këtë luftë. Hysaj? Po kam folur me të, ashtu si gjithë lojtarët e tjerë të Shqipërisë po stërviten në shtëpi. Shëndeti ka rëndësi kryesore. “Champions League” dhe “Europa League” i kanë shtyrë finalet e tyre dhe ne po mendojmë një tjetër datë për vazhdimin e kampionateve”, ka thënë Duka.

The post Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar appeared first on Sport.