Padyshim që futbolli është një ndër sportet më emocionuese në planet, por akoma më emocionuese është fitorja e skuadrës së zemrës me një gol në minutat e fundit. Fitorja e Newcastle kundër Oxford mbrëmjen e djeshme me një gol në minutat e fundit të lojës ka gëzuar pa masë dhe një prej tifozëve i cili bëri një festim epik.

Një prej tifozëve uli pantallonat e tij dhe nxorri organin gjenital, një festim shumë i çuditshëm që nuk ishte parë kurrë. Pas golit të Saint-Maximin në minutën e 116′, lojtarët e Newcastle u afruan pranë tifozëve të tyre për të festuar.

E gjithë skena është regjistruar live nga BBC, ku është evidentuar dhe ky fans i çmendur. Videoja bëri shumë bujë në rrjet me shumë persona të cilët e kritikojnë si dhe shumë të tjerë që e mbështesin. Ky festim e vërteton edhe njëherë emocionin që të jep futbolli.

The post Droni kap momentin e sikletshëm gjatë ndeshjes/ Video: Tifozi nxjerr organin gjenital appeared first on Sport.