Luftëtari dhe Bylisi do të përballen ditën e sotme mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Për shkak të gjendjes që po kalojnë ekipet këtë sezon, ballshiotët vijnë si favoritë në këtë ndeshje. Të besuarit e Dovedan nuk njohin asnjë fitore në kampionat për këtë vit dhe për këtë arsye do të kërkojë të bëjnë kthesën në ndeshjen e sotme. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Luftëtari ka treguar se pavarësisht se është në vështirësi, mundohet t’iu krijojë vështirësi kundërshtarëve. Novi para mediave u shpreh se do të jetë një ekip që do tregojë një lojë të mirë, dhe për këtë arsye shpreson në një rezultat pozitiv.

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Shala, Dushkaj, Isufi, Lala, Demo, Duka, Açka, Lika, Hyseni, ziaj, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

Bylis: Miraka, Peposhi, Janku, Shkalla, Vicente, Munoz, Mëllugja, Murtaj, Hadroj, Mozzone, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

The post Dovedan ul në stol Hidin, shikoni si rreshtohen Bylisi dhe Luftëtari appeared first on Sport.