Juventusi u mposht nga Lyon dhe normalisht humori te lojtarët bardhezi nuk ishte i mirë. Kjo u pa edhe te Cristiano Ronaldo, kur në një moment në fushë u fut një tifoz i cili donte të takonte idhullin e tij. Djaloshi shkoi me vrull drejt portugezit, i cili shihet me nerva.

Ronaldo mundohet ta trembë dhe ta zmbrapsë tifozin, ndërkohë që stjuartët janë aty dhe e kapin djalin. Ky i fundit u ul në gjunjë përpara sulmuesit të Juventusit. Forcat e sigurisë e kapën djalin dhe e nxorën nga fusha.

Në pamje shihet qartë se si ata e tërheqin tifozin dhe më pas madje detyrohen ta marrin në krahë për ta larguar nga fusha.

The post Donte të bënte foto me Ronaldon, tifozi e pëson keq (video) appeared first on Sport.