E ardhmja e Gigio Donnarummës me Milanin është në dyshim. Portieri i talentuar ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe agjenti i tij, Mino Raiola, po refuzon propozimin e kuqezinjve për të zgjatur bashkëpunimin.

Tre klube janë të interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit të kombëtares italiane: Juventusi, PSG dhe Real Madrid. E përditshmja Corriere dello Sport raporton se favoriti kryesor për blerjen e Donnarummës janë “Los Blancos”.

Spanjollët kanë avancuar bisedimet me agjentin e portierit dhe ndodhen në avantazh krahasuar me skuadrat e tjera. Nëse nuk vjen rinovimi deri në fund të sezonit, Milani do të jetë i detyruar të shesë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, pasi nuk mund të rrezikojë ta humbasë me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm.

The post Donnarumma gjithnjë e më larg Milanit/ Tre ekipe të mëdha nisin “luftën” appeared first on Sport.