FSHF ka reaguar me një njoftim të fundit, atje ku thuhet se takimet e sotme të Superiores do të zhvillohen, por pa tifozë. Këtu përfshihet edhe Skënderbeu-Kukësi që ishte kryendeshja e kësaj jave dhe kishte gjithë vëmendjen e tifozëve.

Në një kohë që pritej një stadium më i mbushur në Korçë, duke parë edhe rezultatet e fundit të ekipit të Dajës, ardhja e Koronavirusit në Shqipëri ka mbyllur dyert për sportdashësit. Ndërsa Skënderbeu e ka gjetur një zgjidhje për biletat e shitura ndaj Kukësit, duke njoftuar në faqen zyrtare se ato do të jenë të vlefshme për ndeshjen e radhës.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Si pasojë e situatës së krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi i javës së 26-të ndaj Kukësit të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Sqarojmë tifozët të cilët kanë blerë biletë për takimin e sotëm se bileta do të jetë e vlefshme për ndeshjen e radhës në kampionat!

Faleminderit për mirëkuptimin,

KF Skënderbeu

The post Do të luhet pa tifozë sot/ Skënderbeu i gjen zgjidhje biletave të blera ndaj Kukësit appeared first on Sport.