Xhakomo Vrioni la Çitadelën për të kaluar te Juventus U23, por pandemia e ndaloi talentin e kombëtares së shpresave të tregojë potencialin e tij. I riu gjatë fazës së parë të kampionatit me ish-ekipin e tij regjistroi vetëm 84 minuta të shpërndara në 4 ndeshje.

Megjithatë, Juventusi u bind për ta sjellë sulmuesin në Torino në këmbim të tre talenteve, që u adresuan te Sampdoria, që ishte klubi, i cili zotëronte kartonin e 21-vjeçarit. Ai me ekipin e dytë të Juventusit u paraqit të vetëm 2 ndeshje, duke grumbulluar 44 minuta, pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi ka patur mundësinë edhe të stërvitet me ekipin e parë të “Zonjës” dhe ka treguar shenja pozitive. Portali i njohur “Tuttomercattoweb” shkruan se talenti i kombëtares së të rinjve kuqezi, megjithëse nuk e ka patur mundësinë të tregojë aftësitë e tij, pritet të bëjë shumë mirë në Torino dhe aventura e Vrionit në Torino do të pësojë ngjitje në një të ardhme të afërt. /vipsport.al/

The post “Do lërë gjurmë te Juventusi”, në Itali kanë besimte Xhakomo Vrioni appeared first on Sport.