Partizani u mund ditën e premte nga Tirana me rezultatin e thellë 5-1. Një ndeshje mjaft emocionuese që prodhoi spektakël, gola dhe në stadium ishte një numër i lartë tifozësh në mbështetje të ekipeve të tyre.

Kjo humbje nuk ka lënë një shije të mirë në kampin e kuq që pas ndeshjes akuzuan gjyqtarin Xhaja se kishte ndikuar në këtë takim. Reagime ka pasur edhe nga lojtarët e një prej tyre është Dejan Boldor, por këtë herë nuk ka pasur lidhje me arbitrin. Mbrojtësi nuk ishte prezent në derbi për shkak të një dëmtimi, ndërsa në një postim në faqen e tij në Instragram, Boldor është shprehur:

“FK Partizani vazhdo të luftosh për golat tanë, deri në fund. Nuk ka rëndësi çfarë, ne do të jemi aty”, shkruan mbrojtësi në dixhiturën e fotos. Një mesazh inkurajues për shokët e skuadrës dhe gjithë klubin e kuq.

The post Disfata në derbi, futbollisti i Partizanit surprizon me postimin appeared first on Sport.