Mbrojtësi i Atalantës dhe Shqipërisë Berat Gjimshiti u vlerësua pozitivisht nga mediat e futbollit italian për paraqitjen e tij në fitoren e rëndësishme me përmbysje kundër Romës me rezultatin 2-1.

Përveç asistimit të golit të barazimit të bergameskëve, ku pasoi me kokë për Palominon, ai u vlerësua për mënyrën se si e përballoi presionin e takimit.

“Tuttomercatoweb” i dha mbrojtësit shqiptar notën 6.5. Me fitoren e sotme, Atalanta përforcoi vendin e katërt në kampionatin italian duke hedhur një hap të rëndëishëm drejt pjesëmarrjes për herë të dytë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Berat Gjimshiti (6.5): Pati probleme kur Klajvert vinte drejt tij pasi holandezi ka shpejtësi dhe teknikë ndryshe. Megjithatë, e përballoi takimin me talent, përveçse në rastet kur ndodhet në terrenin e zbuluar. Pati meritë të madhe për asistimin e barazimit 1-1 kur shkoi drejt shtyllës së dytë dhe pasoi drejt Palominos.

The post Dha asist fantastik në triumfin ndaj Romës, mediat italiane ngrenë në qiell Gjimshitin appeared first on Sport.