Chelsea ka fituar 2-1 ndaj Tottenham në derbin e Londrës. Ajo që e bënte akoma edhe me të veçantë ndeshjen e sotme ishte fakti që përballë ishin Lampard dhe Mourinho, për herë të parë si trajner dhe kundërshtarë.

Portugezi ka qenë trajner i anglez në kohën kur ishin të Chelsea. Përsa i përket ndeshjes së sotme, goli i parë i takimit u shënua në minutën e 15-të, pas 3 tentativave rresht të “Bluve”.

Në fillim të pjesës së dytë, vendasit dyfishojnë me Alonson pas një aksioni model. Spanjolli mposhti Lloris me një goditje të bukur nga jashte zonë. Në fund të takimit, Tottenhami ngushtoi shifrat me autogolin e Rudiger.

https://www.youtube.com/watch?v=M_g7N20tYks

Pas kësaj ndeshjeje, Chelsea mban vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Tottenhami një vend më poshtë me 40 pikë. /CNA.al

The post Derbi i Londrës i takon “Bluve”, Lampard mposht profesorin e tij appeared first on Sport.