Tirana-Partizani është supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore e cila do të mbërthejë nga emocionet kryeqytetin për 90 minuta. Ndeshja e shumëpritur do të luhet ditën e premte në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Situata me të dyja klubet, ku bardheblutë kanë marrë tashmë vendin e parë dhe nga ana tjetër Partizani që kërkon të bëjë kthesën e bën sfidën më emocionuese dhe padyshim një “luftë” futbollistike për 90 minuta në fushën e blertë. Nisur nga rëndëisa e ndeshjes Sektori i Arbitrave pranë FSHF-s do t’I besojë “bilbilin” një gjyqtari të FIFA-s duke shpresuar tek një gjykim sa më I drejtë.

Burime ekskluzive për Newsport.al bëjnë me dije se gjyqtar kryesor në sfidën e nesërme do të jetë Juxhin Xhaja edhe pse më parë është refuzuar si opsion nga bardheblutë. I kthyer nga dënimi në fillim të sezonit, Xhaja ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit që I janë besuar nga Sektori i Arbitrave dhe ndoshta kjo mund të ketë ndikuar pozitivisht tek Tirana për të pranuar Xhajën si gjyqtarë të derbit. Derbi i parë që ka arbitruar Juxhin Xhaja në karrierën e tij ka qenë ai i 149-ti, në 28 prill të vitit 2017, ndeshje e cila do të përfundonte me fitoren e të kuqve 1-2. Interesant është fakti se bardheblutë në atë derbi kanë shënuar të parët me Edeh, ndërsa Partizani i ka përmbysur me golin nga penalltia të Idi Bathës I cili sot mban veshur fanelën bardheblu dhe nga sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj.

The post Derbi i kryeqytetit, zbulohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi appeared first on Sport.