Problemet për Partizanin e këtij sezoni nuk kanë të sosur, pasi sapo shuhet diçka, një tjetër shqetësim del në skenë. Sikur të mos mjaftonte lënia e dy pikëve ndaj Bylisit, të kuqtë nga kjo ndeshje kanë pësuar edhe një humbje tjetër, Lorenc Trashin, që mund të ndikojë në derbin e 28 shkurtit.

Pas dëmtimit që Trashi mori nga përplasja me portierin Hoxha në minutën e 26- të të ndeshjes, përfundoi në spital.

27-vjeçari ka dëmtuar mollëzën e majtë dhe mbivetullën e që nga e shtuna ai ka qenë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të spitalit.

Klubi i Partizani nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se Lorenc Trashi ka dalë nga spitali dhe do të nisë periudhën e riaftësimit.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, pohoi se Trashi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sormani për derbin ndaj Tiranës, që do luhet të premten në orën 19:00.

The post Dëmtimi ndaj Bylisit, Trashi humbet derbin. Shikoni në çfarë gjendje ndodhet gramshioti appeared first on Sport.