Dëmtimi i Lorenc Trashit ishte një nga goditjet e mëdha që mori Partizani në ndeshjen ndaj Bylisit. Nga përplasja me portierin Alban Hoxha 27-vjeçari ka pësuar dëmtime në mollëz dhe mbi vetull.

Pas dëmtimit Trashi është transportuar me urgjencë në spital, ku ka qëndruar 3 ditë dhe fatmirësisht ia ka hedhur pa ndërhyrje kirurgjikale dhe pa komplikacione të tjera. Pas daljes nga spitali, mjeku i Partizanit sqaroi për “Panorama Sport” se lojtari do të rrijë për disa ditë pushim.

Në derbi është e konfirmuar mungesa e gramshiotit, por gjasat janë që ai të mos jetë në fushë edhe në dy ndeshjet pasardhëse, që luhen ndaj Teutës dhe Vllaznisë. Gjithsesi, kjo mbetet evazive, pasi gjithçka varet nga ecuria e rikuperimit. Lorenc Trashi parashikohet që të kthehet në fushë me maskë mbrojtëse në fytyrë.

The post Dëmtimi, ja sa do i mungojë Lorenc Trashi Partizanit appeared first on Sport.