Nuk ka paqe për Ousmane Dembele. Në verën e 2017-ës, francezi u largua nga Dortmund dhe u transferua në Katalonjë për 105 milionë euro, plus 40 milionë në bonuse të lidhur me ndeshje të luajtura dhe shumë gjëra të tjera.

Shumë para dhe pak fryte: dy vite e gjysmë më vonë, Dembele ka patur shumë probleme me katalanasit dhe është dëmtuar përsëri. Një tjetër lojtar i humbur rrugës, një problem i madh për Quique Setien, i cili nuk ka në dispozicion as Luis Suarez në prag të sfidës së dyfishtë të Champions League kundër Napoli-t.

Por dëmtimi i Dembele nuk është një problem vetëm për Barçën, por edhe për Borussia Dortmund-in. Sipas El Chiringuito, klubi verdhezi nuk do të arkëtojë dot 5 milionë euro pas dëmtimi të fundit të francezit.

Ousmane u transferua te Barça në këmbim të 105 milionë eurove, plus 40 në bonuse të përllogaritura në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura, kualifikimit në Champions dhe trofeve të fituar.

Borussia ka arkëtuar 20 milionë euro deri tani, por rrezikon të humbasë 5 milionë për shkak të këtij dëmtimi: për t’i zhbllokuar do të mjaftonte që sulmuesi të luante një ndeshje tjetër në këtë sezon (74 zyrtare deri tani), një hipotezë që duket e pamundur për momentin.

The post Dëmtimi i yllit të Barcelonës i kushton 5 milionë euro… Dortmundit appeared first on Sport.