Të gjithë kanë qenë të pranishëm në këtë seancë të parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri që nis eksperiencën e dytë në Superiore pas asaj të një viti më parë me Skënderbeun. Nga drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, deri te Besar Musolli, që pësoi një dëmtim të rëndë në Durrës.

Nuk dihet nëse Musolli do të jetë apo jo gati për ndeshjen me shkodranët në mesjavë, duke qenë se sot nuk ka kryer stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës…

Kapiteni i Kukësit në minutën e 59-të u përplas me sulmusin Lorenco Vila dhe përfundoi menjëherë në spital. Kukësi njoftoi pas ndeshjes se gjendja e lojtarit është e mirë pas daljes nga spitali, por goditja ka qenë mjaft e rëndë. Në foton e mëposhtme duke se goditja e rëndë mbi sy ka qenë mjaft e fortë.

The post Dëmtimi horror ndaj Teutës, shikoni gjendjen e kapitenit Musolli appeared first on Sport.