Pas dëshmisë së publikuar në media nga shtetasi N.H, si dëshmitar okular në aksidentin, që u përfol se ishte përfshirë moderatorja sportive Ilda Bejleri, ka reaguar kjo e fundit.

Në Instagram Bejleri shkruan se paska ende njerëz të mirë në këtë vend teksa thekson se ndoshta njerëzit dalin nga vetja prej varfërisë dhe për të përfituar në çdo rrethanë.

Teksa i shoqëron reagimet e saj me tituj lajmesh rreth aksidentit, Bejleri thotë se pranon mllefin e njerëzve, por jo shpifjen, ndërsa sjell në vëmendje mënyrën se si e kanë rritur gjyshërit.

“Zbardhet dëshmia e qytetarit të dhënë për Policinë e Shtetit. Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend.

E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.

E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha.”- shkruan Ilda Bejleri.

The post Deklarata e dëshmitarit okular, Ilda Bejleri i befason të gjithë me reagimin e radhës appeared first on Sport.