Nuk ka më dyshime, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Kukësit. 42-vjeçari durrsak, i cili shkoi historinë me Skënderbeun, teksa sezonin e kaluar debutoi si trajner në stolin e skuadrës korçare, do të tentojë të shkruaj historinë me verilindorët.

Shehi pason Shpëtim Duron e larguar, teksa objektivi është fitimi i titullit kampion. Diferenca me kryesuesit e Tiranës është 4 pikë, ndaj ish-portierit i duhet të punojë fortë për të rikuperuar këtë diferencë.

Në rast se 42-vjeçari nuk arrin të fitojë titullin kampion, atij i është bërë e qartë nga presidenti Gjici se do të shkarkohet në fund të sezonit.

“Trajneri i ri do të jetë Orges Shehi. Ai është i ri dhe me përvojë sidomos si futbollist. Unë ja kam bërë të qartë objektivin titull dhe kam besim tek ai. Nëse nuk e fitojmë atëherë do e shkarkoj si të tjerët, kjo është puna e trajnerëve”, u shpreh Gjici për “Top Channel”.

The post Debutoi si trajner te Skënderbeu, Shehi kërkon titullin kampion me Kukësin. Gjici e kërcënon që në fillim… appeared first on Sport.