Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”.

Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë ta shesin De Gean, vetë ky i fundit ka shprehur hapur dëshirën për të ardhmen e tij.

“Po plakem, por është diçka fantastike të jesh pjesë e këtij klubi. Imagjinojeni, 10 vite, është si një ëndërr. Është diçka e jashtëzakonshme të luash me këtë klub, kështu që shpresoj të qëndroj këtu për shumë e shumë vite”, deklaroi De Gea.

Portieri i Mançester Junajtid ka regjistruar shumë gafa këtë sezon duke i nxitur drejtuesit e klubit të mendojnë për ta zëvendësuar.

The post De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin appeared first on Sport.