Gianni De Biasi është rikthyer në Shqipëri dhe është bërë sërish pjesë e studiove sportive në vend. Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare ka treguar situatën që po kalon vendi fqinj Italia me përhapjen e Coronavirus. Në studion e “Procesit Sportiv”, De Biasi është shprehur se situata po kontrollohet, ndërsa për futbollin është diçka jo pozitive.

“Po po jam i kontrolluar në aeroport. Qëndroni të qetë sepse nuk kam asgjë. Mendoj se në Itali po e përballojnë këtë gjendje. Sistemi italian mjekësor është nga më të mirët dhe ata që kanë vdekur kanë patur ndërlikime të tjera. Gjithësesi masat duhen marr pasi virusi hapet në mënyra të ndryshme.

Ta shikosh një ndeshje si Juventus-Inter me ndeshje të mbyllura mendoj se është vdekja e futbollit. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të jenë në stadium edhe pse tani mund ta ndjekësh në TV”, ka thënë De Biasi.

Është e vërtetë se mund të bëheshit trajner i Partizanit?

“Një pyetje e keqe, jo shumë e bukur. U largova nga Kombëtarja dhe shkova në Spanjë , ndërkohë pata shumë mundësi të tjera dhe tani është e qartë që dua të merrem me të rinjtë.

The post De Biazi: Më kontrolluan në aeroport për koronavirusin, ja e vërteta për drejtimin e Partizanit appeared first on Sport.