Nuk ka paqe ndërmjet Neymarit dhe Barcelonës. Braziliani ka vendosur të hedhë sërish në gjyq ish-ekipin e tij pavarësisht se dëshiron të rikthehet në Katalunja. Çështja gjyqësore hapet për herë të 3-të nga ylli i PSG-së që pretendon 6 milionë euro që nuk i janë paguar.

Braziliani deklaron se klubi katalanas nuk i ka dhënë bonuset dhe rritjet e rrogës pas rinovimit të tij. Largimi drejt PSG-së ishte i vështirë, pasi pati nuk iku mirë nga Camp Nou. Drejtuesit e klubit nuk janë dakord me pretendimet e ish-lojtarit të tyre.

Ata shprehen se Neymarit i janë paguar të gjitha detyrimet sipas kontratës. Palët do të përballen sërish dhe kjo do të jetë hera e 3-të që gjithçka e tillë ndodh. Situata është acaruese për drejtuesit e klubit që duan ta afrojnë, por me këto veprime zhgënjehen nga lojtari.

The post “Dashuri dhe urrejtje”/ Neymar padit sërish Barcelonën, ja cila është arsyeja appeared first on Sport.