Skënderbeu do të luajë një ndeshje tëpër të vështirë ndaj Teutës në shtëpi, ditën e nesërme. Ekipi korçar do të kërkojë fitoren në këtë takim. Trajneri Ilir Daja, ka dalë në konferencë për shtyp përpara kësaj sfide, teksa ka folur për gjykimin në përballjen me Tiranën, sfidën delikate me Teutën dhe jo vetëm.

Gjykimi? “Arbitrimi nuk ka qenë në favor të së drejtës së lojës. Kërkojmë që arbitrat të jenë korrektë”.

Teuta? “Vijnë pas një fitoreje me tre gola me Vllazninë dhe kanë një gjendje psikologjike të mirë. Kemi pasur dy përballje, që njërën e kemi fituar ne dhe tjetrën e kemi humbur. Kjo tregon se do të jetë një përballje e vështirë. Nesër duhet të bëjmë mirë në drejtim të finalizimit, në mënyrë që të futemi në fushë vetëm për fitore”.

Dëmtimet? “Dëmtimet e Ndeki dhe Elezit apo problemet që kanë 2-3 lojtarë të tjerë janë shqetësimet që kemi. Shpresojmë që nesër të gjithë ata që do ta nisin nga fillimi do të japin më të mirën e tyre për të marrë fitoren.”

Bregu dhe Jashanica? “Drejtuesit po punojnë që Bregu të kalojë në një kampionat jashtë Shqipërisë, pasi në qershor i përfundon kontrata. Shpresojmë ta kemi sa më gjatë, për kualitetin që ka. Ai na ndihmon dhe mendoj se do ta kemi edhe për disa javë të tjera në skuadër tonë. Jashanica? Do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Vllazninë”

The post Daja merr super lajmin: Ja kur do jetë i gatshëm Jashanica appeared first on Sport.