Skënderbeu do të luaj nesër me Luftëtarin në Korçë. Ndeshja e javës së 25 do të zhvillohet në orën 17:00, teksa Ilir Daja ka folur për gjendjen e korçarëve. Trajneri i Skënderbeut ka theksuar se ekipi nga Gjirokastra nuk duhet nënvlerësuar, paçka formës së tyre. Daja ka theksuar se ka gjithë skuadrën në dispozicion, ndërsa do të luaj ai që ka formën më të mirë.

Ecuria? “Është një periudhë e mirë që po kalojmë në këtë fazë të kampionatit. Përveç rezultateve pozitive vlen të theksohet edhe loja e mirë që kemi bërë. Megjithatë duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi kemi ndeshje çdo 3-4 ditë. Duhet të vazhdojmë ecurinë pozitive në lojë. Në çdo ndeshje duhet të kërkojmë të marrim pikët maksimale, në mënyrë që të paktën të marrim 3 pikët, sidomos në fushën tonë.

Luftëtari? Në dy ndeshjet e para, njëra është në favorin tonë një në disfavorin tonë. Duhet t’i vlerësojmë për futbollin që bëjnë. Kanë individë që nëse iu lë hapësira mund të të dëmtojnë.

Ne e kemi analizuar ndeshjet që kemi bërë, i kemi harruar ato ndeshje. Motivimi duhet të jetë maksimal si në ndeshjet e tjera. Kampionati këtë sezon ka treguar se diferencat mes ekipeve nuk janë shumë të mëdha. E kemi të gjithë ekipin në dispozicion, kush tregon formë të mirë mund ta aktivizojmë.

Për të marrë fanellën e titullarit duhet të djerësish në stërvitje. Ne më mirë të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, pasi kampionati ka treguar se me dy fitore ngjitesh e pjesa e sipërme, por nëse bën hapa fals mund të rrëshqasësh shumë shpejt. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin, për të marrë fitoren.

Fitorja nesër? 3 pikët janë shumë të rëndësishme sepse rikuperojmë më shumë në tabelën e klasifikimit dhe vazhdojmë me një gjendje psikologjike akoma më të mirë”, us hpreh Ilir Daja.

The post Daja flet për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit/ “Luan kush tregon formë të mirë” appeared first on Sport.