Skënderbeu triumfoi ndaj Teutës me rezultatin 3-2, duke vijuar serinë e rezultateve pozitive. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku Ilir Daja u shpreh:

“Jam i kënaqur për 3 pikëshin dhe për lojën. E filluam goxha mirë. Vuajmë problemin e finalizimit. Nëse jemi më të qetë para portës mund të ruajmë qetësinë për vazhdimësinë. Me kontigjentin që kishim, bëmë më të mirën e mundshëm, përballë ekipit të vendit të 4 që ka bërë mirë. Jemi në gjendje të mirë psikologjike. Dëshira dhe sakrifica e lojtarëve bëri që të shkonim te fitorja.

Mungesa e Krasniqit – Sot Mensah ishte hera e parë që prezantohej në një ndeshje kampionati. Është lojtar i ri, duhet të përmirësojë teknikën e goditjes. I vuri në presion mbrojtësit e Teutës. Doli përpara portës pavarësisht se nuk arriti të shënonte.

Tranzicioni negativ – Kishim problem humbjen e topit në hapësira të medhaja. Ekipi duhet të fitojë gjerësinë dhe thellësinë. Për vonesa të lojtarëve nuk u realizuar tranzicioni negativ. Ne e dinim që Teuta është ekip i fortë në goditje standarte. Kemi punuar për të mbuluar pikat e forta që sot rezultuan pozitive. Koha e linjës së mbrojtës ka qenë e mirë.

The post Daja befason me deklaratën pas triumfit ndaj Teutës appeared first on Sport.