Ndeshja e Kupës është marrë lehtë nga të dyja kampet. Kavajasit, në protokollin e dhënë për mediat, kishin shënuar vetëm tre në stol, një portier dhe dy lojtarë.

Nga ana tjetër, çudia ndodh te Skënderbeu. Korçarët nuk e kanë fshehur dëshirën e madhe për të rikthyer Souenë në ekip, aq sa e kishin vënë titullar.

Më pas ky gabim shpejtësie është kuptuar dhe protokollet e reja janë shtypur shpejt për të zëvendësuar ata me gabime. Në pjesën e dytë, Skënderbeut iu desh të luajë për disa minuta me një lojtar më pak.

Kjo për shkak se në startin e këtij fraksioni, Jorgo Pëllumbi hyn në fushë me fanellë të grisur. Gjë e cila bëri që të dilte për gati dy minuta në fusha.

The post Çudia në Korçë, Ali Sowe luajti titullar me Skënderbeun ndaj Besës appeared first on Sport.