Koronavirusi ka prekur edhe Serinë A, ndërsa në mëngjesin e djeshëm u publikua lajmi se ishin shtyrë rreth 40 ndeshje në Itali. Por bëhej fjalë për ekipe jo të njohura, ndërsa vetëm një përballje në Serinë C ishte në ndryshim programimi.

Së fundmi raportohet se tre ndeshje të Serisë A janë shtyrë dhe që pritej të zhvilloheshin në ditën e sotme. Kështu, Interi-Sampdoria nuk do të luhet të dielën, ndërsa edhe lojtarët shqiptarë nuk do të zbresin në fushë. Berat Gjimshiti nuk do të luajë me Atalantës në përballjen ndaj Sasuolos, por edhe Rrahmani me Kumbullën, pasi do të programohet për një tjetër ditë edhe Verona-Kajlari. Në gjendjen e emergjencës dhe kur Koronavirusi ka prekur në masë të madhe Italinë, futbolli nuk mund të mendohet si më parë.

The post Coronavirusi trondit Italinë/ Anulohen 3 ndeshjet e Serisë A, shqiptarët nuk zbresin në fushë appeared first on Sport.