Coronavirusi ka vënë në rrezik planet e ekipeve të mëdha të Anglisë për turne fitimprurës para-sezonal në Azi, këtë verë. Lindja e Largët, sidomos Kina, është bërë tashmë një destinacion i përvitshëm i ekipeve angleze të cilat zhvillojnë turne para-sezonal, nga i cili kanë përftime të mëdha.

“Sportsmail” thekson të paktën se një klub i Premier League me lidhje të forta aziatike, për momentin, ka ndaluar të gjitha udhëtimet që lidhen me biznesin në rajon për shkak të virusit.

Zakonisht, kjo është periudha kur ekipet bëjnë prenotimet e tyre për turnetë miqësor të verës në Azi, ndërsa tani me Coronavirusin nëpër këmbë po vonojnë të konfirmojnë pjesmarrjen e tyre.

Vitin e kaluar, Manchester City, Manchester United, Neëcastle, Tottenham, West Ham dhe Wolves ishin ndër klubet më të mira që shkuan në turne veror në Azi.

Madje, edhe klubet e Serisë A si Juventusi, Inter dhe Milani, kanë “kopjuar” dy-tre vitet e fundit ekipet angleze dhe kanë shkuar edhe ato për ndeshje miqësore në Azi, kryesisht në Kinë. /CNA.al

The post Coronavirusi prish planet e ekipeve të mëdha të Anglisë, ja arsyeja appeared first on Sport.