Antonio Conte trajneri i Interit ka folur për Inter TV në prag të ndeshjes në Europa League kundër Ludogorets, por pa harruar edhe atë në fundjavë ndaj Juventus. Zikaltërit fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Ludogorets dhe ndeshja e radhës duket më e lehtë në letër, por megjithatë tekniku i zikaltërve nuk e quan të lehtë sfidën në “San Siro”.

“Kemi disa lojtarë që mund të përdorim. Europa League është një komepticion që të bënë të harxhosh shumë energji fizike dhe nervore. Ne duhet të ndryshojmë ekipin dhe të mbajmë lojtarët në gjendje të mirë pa humbur dhe idenë tonë nga ana taktike. Dhe në fund të marrim rezultatin që duhet. Do të futemi në fushë me përqëndrimin maksmal duke e ditur se kundërshtarët kanë një qëllim të rëndësishëm”, tha Conte për ndeshjen e Europa League.

Sfida ndaj Juventus:

“Le të mendojmë për lojën e nesrme. Do të ishte gabim nëse mendonim për gjë tjetër sepse nuk do të përqëndrohehsim. Duhet të shkojmë nga një ndeshje në tjetër dhe më e rëndësishmja është e nesërmja”, përfundoi Conte.

The post Conte nuk e ka fare mendjen te ndeshja ndaj Juventusit/ Mendoj vetëm për… appeared first on Sport.