11 C
Tirana
March 31, 2020
conte demtim Inter lazio sensi Seria A Sport

Conte bëhet me dhimbje koke/ "Xhuxhi" magjik dëmtohet sërish, mungon ndaj Lazios

Tjetër dëmtim për Stefano Sensin, që detyrohet të mungojë në ndeshjen e së dielës përballë Lazios. Mesfushori zikaltër ka marrë një goditje në kyçin e këmbës së majtë në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit. Sensi iu nënshtrua testeve mjekësore, që treguan se nuk mund të japë kontribut në këtë përballje mes dy skuadrave pretendente të Serisë A.

Javën e ardhshme do të jepet një vlerësim më i saktë për kohën që i duhet lojtarit të riaftësohet plotësisht. Conte, përveç Sensit, nuk do të ketë nën urdhrat e tij për ndeshjen me bardhekaltrit as të dëmtuarit e tjerë Handanovic, Esposito e Gagliardini.

The post Conte bëhet me dhimbje koke/ “Xhuxhi” magjik dëmtohet sërish, mungon ndaj Lazios appeared first on Sport.

Related posts

E gjithë bota në luftë ndaj Coronavirusit/ Barcelona bën kërkesën e çuditshme

admin

Bylisi "injoron" Koronavirusin, shikoni çfarë bën skuadra ballshiote

admin

14 gjëra që nuk i dini për Fenomenin e ri të futbollit, Erling Haland/ Nga rekordi për kërcimin më të gjatë e deri te 9 gola në një ndeshje

admin

Leave a Comment