Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në kampionëtin kroat.

24-vjeçari beratas, realizoi dopietë brenda 3 minutave në sfidën e sotme ndaj Istra 1961. Në minutën e 63-të, pas një harkimi nga e djathta, Uzuni lëvizi bukur brenda zonës, duke mos falur dhe duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa 3 minuta më vonë, realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi. Vlen për t’u theksuar se në këtë përballje, te Lokomotiva, u aktivizuan nga minuta e parë plot 4 futbollistë shqiptarë, bëhet fjalë për Mersinajn, Çokajn, Kastratin dhe Uzunin.

The post Çmendet Myrto Uzuni, shënon dy gola për 3 minuta appeared first on Sport.