Chelsea dhe Manchester United do të përballen mes tyre prej orës 21:00. Kryesfida e kësaj jave do të luhet në Londër, aty ku Lampard e Solskjaer luajnë një ndeshje që mund të vendosë dhe fatet e sezonit.
Tekniku anglez ka publikuar formacionin e tij. Konfirmohet prezenca e Caballeros në portës, ndërsa Kepa në stol. Ndryshime dhe në sulm ku nuk luan Abraham, ndërsa Batshuayi do të mbajë frenat e këtij reparti i mbështetur nga Pedro dhe Willian. Mount dhe Tomori e nisin nga stoli.
Pak ndryshime te Manchester United që vazhdon t’i besojë sulmin Martial në mungesë të alternativave. Bruno Fernandes do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e sotme. Mata e nis nga stoli, ashtu si Ighalo që grumbullohet për herë të parë.
Chelsea: Caballero; James, Christensen, Rüdiger, Azpilicueta; Jorginho, Kante, Kovacic; Willian, Pedro, Batshuayi
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw, Williams; Fred, Matic, Bruno Fernandes; James, Martial
The post Chelsea-Man. United, formacionet zyrtare/ Ka surpriz appeared first on Sport.