Hakim Zieych do të jetë lojtari më i ri i Chelsea në verë, me Blutë e Londrës që kanë gjetur një akord paraprak me Ajaxin për shumën e 40 milion eurove.

Drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars, pati pranuar se do ta shesë Ziyech në momentin që vjen shuma e duhur, shumë që duket se është ofruar nga Chelsea.

Klubi londinez ka siguruar shërbimet e një lojtari shumë cilësor, pasi statistikat e marokenit janë të frikshme. Që nga debutimi i tij për Ajax në vitin 2016, Ziyech ka krijuar plot 166 gola (79 gola, 87 asiste) dhe është i pari në Euredivisie.

The post Chelsea bën bingo/ Siguron një nga lojtarët më të mirë në botë për sezonin e ri appeared first on Sport.