Surpriza e vërtetë në 4 ndeshjet që janë luajur deri tani për fazën e 1/8-ve është humbja e Tottenham 0-1 ndaj Leipzig në Londër. Djemtë e Mourinhos ishin favoritë në këtë takim, por gjermanët me në krye një strateg si Julian Nagelsmann, trajneri 33-vjeçar, morën një fitore të artë në fushën kundërshtare.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Timo Werner në minutën e 58-të nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Laimer, pas një ndërhyrje të Ben Davies.

Pas shënimit të golit, Leipzig ruajti avantazhin deri në fund, edhe pse “Gjelat” patën disa raste të pastra për të barazuar rezultatin, por nuk ia dolën dot. /CNA.al

The post Champions/ Tottenhami i Mourinhos turpërohet në shtëpi, gjermanët marrin fitoren e madhe appeared first on Sport.