Kampioni në fuqi i Europës, Liverpooli, është mundur 1-0 në “Wanda Metropolitano” në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 4-ët me Saul, i cili dërgoi topin në rrjetë duke përfituar nga një rrëmujë brenda zone.
Nuk munguan as polemikat dhe rastet e dyshimta. Në minutën e 25-të, Salah shënoi golin e barazimit, por që u anulua për shkak të pozicionit milimetrik jashtë loje të Firminos.
Salah goal disallowed for Firmino's offside position#ChampionsLeague #AtletiLiverpool pic.twitter.com/yEOQdiE7E1
— Goal Gif (@goalgift) February 18, 2020
Një minutë më vonë, vendasit patën mundësinë e artë të dyfishonin rezultatin pas një gafe të Van Dijk, por Saul nuk u tregua i saktë këtë herë. Miqtë pretenduan edhe për një penallti, pasi Vrsaljko kapi nga krahët brenda zone Mane-n, por pavarëisht pretendimeve të anglezëve, VAR-i nuk ndërhyri fare. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
“Los Colchoneros” marrin një fitore shumë të rëndësishme dhe duke ditur lojën e tyre mbrojtëse, Liverpooli do ta ketë shumë të vështirë të përmbysë rezulatatin në Angli. /CNA.al
The post Champions League/ Video: Liverpooli bie në Madrid, Atletico merr fitoren e madhe appeared first on Sport.