Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, që kthehej pas një dëmtimi të gjatë në gju, është detyruar që të dorëzohet sërish dhe në sfidën ndaj Real Madrid, ka lënë pjesën e parë duke çaluar dhe duke u nxjerrë jashtë nga stafi mjekësor.

Francezi doli në minutën e 33-të duke qarë dhe në vend të tij u aktivizua Fernandinho. Laporte u dëmtua në gusht gjatë një ndeshje me Brighton dhe ishte kthyer duke luajtur ndaj Sheffield United më 21 janar, duke luajtur ndeshjen tjetër ndaj West Ham për 65 minuta. Goditje e rëndë për francezin dhe sidomos Guardiola.

The post Champions League: Ishte rikthyer nga dëmtimi pas një kohe të gjatë, ylli i njohur lë sërish fushën mes lotësh appeared first on Sport.