Goli i parë i mbrëmjes së sotme në Champions League është shënuar në “San Siro” në ndeshjen Atalanta-Valencia.
Pas 15 minutave lojë, italianët kanë zhbllokuar takimin me golin e Hateboer. Djemtë e Gasperinit bënë një aksion shumë të bukur, me protagonist kapitenin Papu Gomez. Argjentinasi pason bukur për Hateboer, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetën e spanjollëve.
Kujtojmë se Atalanta i luan ndeshjet e Champions League në “San Siro”, pasi stadiumi i saj nuk i përmbush kriteret e UEFA-s. /CNA.al
#Hateboer puts Atalanta 1-0 up in the clubs first ever knock-out game
pic.twitter.com/Z743Pe0GNL
— footballsta (@footbalsta_) February 19, 2020
The post Champions League/ Goli i parë i mbrëmjes shënohet në “San Siro” appeared first on Sport.