Dortmundi fiton 2-1 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League. 45 minutat e para ishin të qeta dhe pa shumë raste. Spektakli i vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, Erling Haaland heroi i takimit.

Norvegjezi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 68-të, duke u gjendur në vendin dhe në kohën e duhur. Francezët reagojnë shpejt dhe barazojnë shifrat në minutën e 75-të me Neymar. Meritë e madhe për këtë gol i shkon Kylian Mbappe, i cili e nxorri me portë boshë brazilianin dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë të barazonte shifrat 1-1.

Gëzimi i PSG-së zgjat më pak se 120 sekonda, sepse Haaland shënoi golin e dytë personal dhe të takimit. Ky djalosh është thjesht i jashtëzakonshëm. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Dortmundi merr një fitore të rëndësishme ndaj një ekipi që konsiderohet si favorit për të fituar Champions-in. /CNA.al

The post Champions/ Dortmundi i jep leksione Neymarit me shokë, Haaland është një “monstër” appeared first on Sport.