Atalanta është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Champions League. Bergamaskët kanë mundur 4-1 Valencian në “San Siro” duke hedhur kështu një hap të mirë drejt çerekfinaleve.

Hateboer hapi serinë e golave në minutën e 16-të, por meritën më të madhe për këtë gol e pati kapiteni Papu Gomez.

Ilicic dyfishon rezultatin në minutën e 41-të me një goditje të fortë brenda zone.

Pjesa e dytë ishte po aq e bukur sa e para. Freuler shënoi të tretin për italianët në minutën e 56-të me një të djathtë fantastike, pas 6 minutash Hateboer shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Atalantën.

Golin e vetëm për miqtë e shënoi Cheryshev në minutën e 66-të. Atalanta do të shkojë në ndeshjen e kthimit në “Mestalla” me nje rezultat shumë të mirë dhe me shumë shanse për të kaluar më tej. Mbrojtësi i kombëtares tonë, Berat Gjimshiti, ishte i pafat sot, pasi humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi muskulur gjatë nxehmjes. /CNA.al

The post Champions: Atalanta të kënaq sytë, fitore e pastër dhe e bukur ndaj Valencias (video) appeared first on Sport.