Rei Manaj është larguar sërish me zhgënjim gjatë ditës së sotme, teksa ka luajtur për 90 minuta ndaj ekipit të vendit të fundit në ligën e tretë spanjolle. Sulmuesi shqiptar ishte prezent në fushë ndërsa Barcelona B barazoi pa gola ndaj Orihuela në transfertë.

Madje për 30 minuta loje do të luanin edhe me një futbollist më shumë katalanasit, pasi Luis Gilabert do të merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 60. Pavarësisht aksioneve të shumta nga ana e Barcelonës B, nuk arritën dot deri te rrjeta. Manaj kishte një mundësi të mirë në minutën e 51, por gjuajtja e tij me kokë nuk përfundoi në rrjetë, duke shkuar ngjitur me traversën.

Një ndeshje kjo ku sulmuesi shqiptar duhej t’u tregonte të gjithëve aftësitë e tij ndërsa e kishte humbur ekipin e parë, pasi nuk po thirret më as në stërvitje me ta. Të dhënat e përgjithshme të Manajt me Barcelonën B janë 5 ndeshje dhe 1 gol, falë një 11-metërshit të ekzekutuar saktë ndaj Prat, por edhe atje do të merrte karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

The post Çfarë po ndodh me Rei Manajn?! Sulmuesi i Kombëtares largohet me kokë poshtë appeared first on Sport.