Tashmë që futbolli është pezulluar dhe nuk ka ende një datë se kur mund të rifillojë, lojtarët mundohen të gjejnë mundësi të veçanta për tu stërvitur.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe 3 lojtarë të Partizanit. Bruno Telushi, Enea Bitri dhe Lorenc Trashi, nën udhëzimet e trajnerit vlonjat Bes Shabani, janë munduar të bëjnë stërvitje në kushte shtëpie.

Lojtarët kanë marrë nga një çantë të mbushur dhe nga një bidon me ujë dhe kanë ndjekur udhëzimet e Bes Shabanit, duke bërë disa ushtrime.

Një formë shumë e mirë kjo, në mënyrë që lojtarët të jenë gati për rifillimin e kampionatit, ndonëse do iu duhet disa ditë stërvitje në fushën e blertë.

The post Çantën në kurriz dhe bidonin me ujë mbi shpinë, ja si stërviten lojtarët e Partizanit (VIDEO) appeared first on Sport.