Kukësi luan sot në transfertë ndaj Bylisit, ndërsa kërkon shkëputjen me tre pikë nga Tirana duke parë ndalesën e këtyre të fundit në ndeshjen e djeshme ndaj Skënderbeut.

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro për këtë ndeshje ka kryer vetëm një zëvendësim nga java e kaluar teksa Enis Gavazaj do ta nisë sfidën nga stoli. Ndërsa, në vend të tij në sulmin e Kukësit të përbërë nga Shkurtaj dhe Abazaj do jetë Valon Et’hemi.

Ndërkohë, nga ana tjetër Bylisi pretendon fitoren e parë për këtë vit në kampionat. Trajneri Dovedan nuk ka ndryshuar shumë nga formacioni i javës së kaluar, teksa si titullar e nis afrimi i kësaj merkatoje Munoz.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj
Trajner: Shpëtim Duro

Bylisi: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntephe, Guindo
Trajner: Veljko Dovedan

The post Bylis-Kukësi, formacionet zyrtare/ Shpëtim Duro ul në stol yllin e ekipit, Dovedan me më të mirët appeared first on Sport.