Shuhet legjenda e Manchester United, Harry Gregg. Nëe moshën 87-vjeçare ai është mposhtur nga sëmundja dhe tashmë pritet të shoqërohet për në banesën e fundit, me nderimet e duhura. “Me shumë pikëllim informojmë vdekjen e legjendës së Manchester United dhe Irlandës së Veriut, Harry Gregg. Harry ndërroi jetë paqësisht në spital, i rrethuar nga familja e tij e dashur.

Familja e Gregg do të donte të falënderonte stafin mjekësor të “Causeway Hospital” për përkushtimin e tyre gjatë javëve të tij të fundit. Për të gjithë ata që kanë telefonuar, e kanë vizituar ose kanë dërguar mesazhet e tyre, ju falënderojmë për dashurinë dhe respektin e shprehur për Harry dhe familjen e tij”, shkruhet në postimin e bërë në Harry Gregg Foundation.

Gregg ka qenë pjesë e Manchester United në periudhën 1957-1966, duke luajtur më shumë se 200 ndeshje. Ai aktivizohej si portier dhe ka qenë pjesë e Irlandës së Veriut. Në Botërorin e vitit 1958, që u zhvillua në Suedi, ai u shpall portieri më i mirë i turneut.

It is with great sorrow that we inform of the death of Manchester United and Northern Ireland legend Harry Gregg, OBE,…

Gepostet von Harry Gregg Foundation am Sonntag, 16. Februar 2020

The post Bota e futbollit në zi/ Ndërron jetë portieri legjendar appeared first on Sport.