Klubi i Teutës ka bërë disa ndryshime pas largimit nga pankina e trajnerit Bledi Shkëmbi. Tashmë në organikën e klubit durrsak, gjithashtu dhe në ndihmë të teknikut Edi Martini janë dy emra të rinj. Ish futbollisti i njohur i Teutës, Bledar Hodo, i cili ka luajtur në pozicionin e mesfushorit defensiv do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Martini, duke bërë rolin e ndihmës trajnerit. Ndërsa në valën e ndryshimeve preket dhe trajneri i portierëve, i cili në vazhdim do të jetë Bledian Rizvani dhe ky një ikonë e klubit bregdetar.

Lajmin e ka bërë vet klubi i Teutës me anë të një njoftimi për mediat, ndërsa mes të tjerash deklaron dhe largimin e Gentian Begejës (ish zv. trajneri) dhe Alfred Osmanit (ish trajneri i portierëve) nga rolet që kishin pranë klubit.

Njoftimi i Klubit të Teutës:

Teuta ka zyrtarizuar edhe dy anëtarët e rinj të stafit teknik,që do të jenë Bledar Hodo dhe Bledian Rizvani, të cilët kompletojnë stafin blu, sepse gjejnë aty edhe përgatitësin atletik, Eduard Salillari.Edi Martini do të ketë si krahun e djathtë në pankinë një emër të njohur të futbollit durrsak, pikërisht Bledar Hodo. Ndersa trajneri i portierëve, do jetë Bledian Rizvani.

Teuta me këtë rast falenderon Gentian Begejan, dhe Alfred Osmanin, për emocionet dhe punën e tyre me ekipin gjatë kesaj kohe që ishin pjesë e Teutës dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre.

The post Befason Teuta, afron 2 ish-futbollistë të njohur appeared first on Sport.