Në orën 14:00,ka startuar derbi mes Tiranës B dhe Partizanit B, i vlefshëm për Kategorinë e Dytë. Një ndeshje interesante që është menduar të zhvillohet në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

Mësohet se për këtë takim është rikthyer Esat Mala, i cili prej kohësh ka një ngërç me klubin për shkak të kontratës.

Lojtari i të kuqve do jetë titullar dhe do të ndihmojë sot, ekipin e dytë që të arrijë një rezultat pozitiv në këtë derbi.

Ndërkaq, ky aktivizim i hap rrugë Malës, që të aktivizohet dhe me ekipin e parë, në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.

The post Befason Partizani, merr vendimin e papritur për Esat Malën appeared first on Sport.