Tirana do të zhvillojë në “Air Albania” ndeshjen me Kukësin si “udhëtuese”, teksa sot në orën 18:00 do të hapet java e 23-të e Kategorisë Superiore. Dueli mes dy kryesuesve është deçiziv për titull, me bardheblutë që kanë 10 suksese radhazi. Trajneri i 24 herë kampionëve, Emmanuel Egbo e ka në mendje formacionin, me majën e sulmit që vijon të jetë në dilemë.

Bardheblutë janë stërvitur dje në “Skënder Halili”, me Michael Ngoo që është rikthyer në grup pas një viroze gripale. Shtatëlarti anglez është dyshimi i vetëm në formacion, teksa stafi teknik do të presë deri në çastet e fundit për sulmuesin. 24 herë kampionët janë grumbulluar në një nga hotelet e Tiranës, teksa pjesa tjetër e titullarëve do jetë e njëjtë nga ndeshjet e fundit, aty ku rikthehet edhe kapiteni Muça.

Formacioni i mundshëm anti-Kukës:

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobinah, Torasa, Cale, Ngoo (Muçi) Tr. Emmanuel Egbo

The post Befason Egbo, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Kukësit appeared first on Sport.