Bayern Munich ka mposhtur 4-1 FC Koln në RheinEnergie Stadion, duke ruajtur kreun e vendit të parë. Bavarezët kanë rimarrë vendin e parë pasi i kishte parakaluar RB Leipzig një ditë më parë.

Sfida filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për miqtë, Robert Lewandowski ka shënuar golin e avantazht në minutën e 3′ të takimit duke regjistruar golin e 40-të këtë sezon me klubin dhe kombëtaren, si askush tjetër.

Coman ka dyfishuar vetëm dy minuta më vonë teksa Serge Gnabry ka shënuar të tretin në minutën e 12′ duke i dhënë fund takimit pa nisur ende mirë.

Pas pushimit Gnabry ka shënuar dopietën e tij përpara se Uth të shënonte golin e nderit për vendasit.

The post Bayerni shtyp Kolnin dhe rimerr vendin e parë/ Super rekord nga Lewandowski appeared first on Sport.