Java e 21-të e Bundesligës do të mbyllet me supersfidën mes Bayern Munich dhe Leipzig, dy vendet e para.

Djemtë e Flick do të kërkojnë fitoren për t’u shkëputur me 4 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Leipzig, momentalisht 1 pikë më pak. Në anën tjetër, miqtë do të tentojnë surprizën në “Allianz Arena” për të dalë me pikë.

Bayern sot starton në sulm me Muller, Gnabry e Lewandowski, pasi do me patjetër fitore. Leipzig vjen me formacionin e tij më të mirë. Ndeshja fillon në orën 18:00. /CNA.al

The post Bayerni kërkon shkëputjen, Leipzig do surprizën/ Formacionet zyrtare të supersfidës appeared first on Sport.