Mbrojtësit të Bayernit të Mynihut, Jerome Boateng, i është bërë e qartë nga drejtuesit e lartë të ekipit bavarez se nuk mund të largohet gjatë merkatos së janarit, për shkak të organikës së cunguar. Ky paralajmërim iu dha 31-vjeçarit vetëm një ditë pas sherrit që pati në stërvitje me Leon Goretzkan.

Boateng është përfolur gjatë javëve të fundit se mund të transferohet tek Arsenali ose te Milani, por, me sa kuptohet, “divorci” me kampionët e Bundesligës nuk mund të vijë para verës.

Sipas “Bild”, klubi ia ka argumentuar futbollistit se çdo largim i mundshëm i lojtarëve me profil të lartë do të linte boshllëqe të parikuperueshme në skuadër, në një kohë që gara na Bundesligë dhe në Champions po i drejtohet fazës kulminante.

Sa i përket zënkës që pati me Goretzkan, “Bild” sqaron se gjithçka ndodhi pas një ndërhyrjeje të ashpër me një kohë vonesë të mesfushorit 24-vjeçar, që e detyroi mbrojtësin të humbte toruan, madje duke e goditur në fytyrë shokun e skuadrës. Për të shuar sherrin u desh ndërhyrja e trajnerit Flick dhe e veteranëve Loewandowski e Muller.

Për të treguar si bëhej fjalë veç për një zënke kalimtare, Goretzka nxitoi të postonte në Instagram një foto ku shfaqej duke buzëqeshur krah Boatengut.

The post Bayerni “burgos” kampionin e botës/ Nuk do të ikësh këtë merkato appeared first on Sport.