Bayern Munich i tregon Chelseas se i duhet ende punë për t’u matur me më të mirët. Bavarezët fituan pastër 0-3 në “Stamford Bridge”, duke dominuar nga fillimi në fund, në lojë dhe rezultat.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën erdhi shpërthimi i gjermanëve. Dy golat e parë u shënuan brenda tre minutash nga Serge Gnabry 50′ dhe 53′, pas dy aksioneve model dhe bashkëpunimit fantastik me Robert Lewandowskin.

Polaku nuk mund të rrintë pa shënuar në këtë takim, polaku dërgoi topin në rrjetë në minutën e 76′ pas një asisti fantastik të Alphonso Davies.

Në minutat e fundit, “Blutë” mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Marcos Alonso, pas një ndërhyrje ta gabuar ndaj kundërshtarit. Me këtë rezultat, Bayerni siguron biletën për në çerekfinale, edhe pse jo ende zyrtarisht. /CNA.al

The post Bayerni bën ligjin në Londër ndaj Chelseas, 3 gola dhe spektakël appeared first on Sport.