Pak ditë para se të ngjitej në skenën e “Sanremo 2020”, Georgina Rodriguez po vinte në dyshim pjesëmarrjen e saj. E gjitha kjo për shkak të pagesës, e cila sipas modeles ishte e ulët.

Produksioni kishte vendosur një shumë prej 20-25 mijë eurosh, ndërsa Georgina kerkoi 140 mijë.

Sipas mediave italiane, kjo shumë u pranua nga produksioni dhe Georgina u pagua më shumë nga sa ishte planifikuar. Këto para që mori, modelja nuk po i shpenzoi për të blerë veshje të shtrenjta, apo për pushime luksoze.

Bëhet me dije se paratë ajo i ka dhuruar për t’u ndërtuar një spital në Torino. Spitali është për fëmijët dhe ka vërtet nevojë për investim.

Kjo nuk është hera e parë që modelja bën një gjest bamirësie. Së bashku me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo-n, ajo shpesh dhuron para për njerëzit në nevojë.

The post Bashkëshortja e Ronaldos bën gjestin e madh me paratë që mori nga “Sanremo” appeared first on Sport.