Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë.

Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e qeverisë shqiptare “nuk e habit pasi shqiptarët u janë mirënjohës italianëve pasi janë ndihmuar shpesh nga fqinji në shumë momente të vështira”.

” Të punuarit në Shqipëri –
 Jam përgatitësi atletik i Shqipërisë prej gati 1 viti. Kur më thirri Reja për të punuar te kombëtarja e Shqipërisë nuk mund të refuzoja. Në Shqipëri kam gjetur njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët të lejojnë të punosh. Atje dinë si të vlerësojnë dikë që punon për të mirën e futbollit.

30 mjekë shqiptarë në Itali – Nuk jam i befasuar nga bujaria dhe shpirtmadhësia e shqiptarëve. Të jesh italian në Shqipëri është një vlerë e shtuar. Na duan, na respektojnë dhe na dëgjojnë. Janë shumë mirënjohës kundrejt nesh, sepse i kemi ndihmuar në momente të tyre të vështira”, u shpreh Luixhi Febrari.

The post Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë appeared first on Sport.